Edhe pse bëri disa afrime me peshë këtë verë, merkato e Barcelona-s nuk ka përfunduar ende. Katalanasit po kërkojnë të afrojnë dhe dy mbrotjës krahu.
Nga ana e majtë po provohet të mbyllet sa më shpejtë marrëveshja me Chelsea-n për Marcos Alonso-n.
Për krahun e djathtë ka dal një emër i ri dhe siç duket ka fituar terren më shumë se të tjerët. Pasi morën “Jo” nga Cesar Azpilicueta, katalanasit synojnë Juan Foyth-in e Villarreal-it.
Sipas “Mundo Deportivo”, Claudio Curti, agjenti i Foyth, është parë duke lënë terrenin stërvitor të Barcelona-s pas takimit me Mateu Alemany të martën.
Villarreal nuk do të lehtësonte në asnjë mënyrë marrëveshjen me Barcelona-n. Ata e kanë bërë të qartë se argjentinasi largohet nëse paguhet klauzola e tij, 42 milionë euro.
“Nëndetësja e Verdhë” do të kishte një shans të mirë për të fituar të ardhura, pasi e transferoi mbrojtësin për 15 milionë euro nga Tottenham një vite më parë.
Nën drejtimin e Unai Emery, Foyth është transformuar nga një qendërmbrojtës në një mbrojtës krahu. Rol të cilin e mbulon dhe te Kombëtarja e Argjentinës.
Me skuadrën spanjolle, 24-vjeçari numëron 71 paraqitje, dy gola dhe dy asistime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit