Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka bërë të ditur të martën se ka filluar procedimi i pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore.
Në njoftimin e publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ është thënë se vlera e proceduar për pagesë është 5,161,966.81 euro, ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tash është 3 mijë e 901.
“Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022, pas kësaj date”, thuhet në njoftimin e MBPZHR-së.
Ndërkaq, dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në drejtoritë komunale për Bujqësi në komunat përkatëse, deri më 2 shtator 2022 në orën 16:00.
“Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë po vazhdon shtypjen e vendimeve, proces ky të cilin do ta realizojnë deri në përfundimin e pagesave për të gjithë përfituesit”.
Më 3 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Bujqësisë, Faton Peci, kishte vizituar fermerin Fazli Beqiraj në fshatit Sopi të Suharekës, ku filluan korrje-shirjet e grurit.
Sipas njoftimit për media të Zyrës së Kryeministrit, gjatë kësaj vizite ishte thënë se në saje të thjeshtëzimit të procedurës së aplikimit, janë rritur edhe sipërfaqet e mbjella.
“U theksua se falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, bujqit në Kosovë janë më të përkrahurit, krahasuar me vendet e rajonit. Një hektar me grurë këtë vit subvencionohet me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë”, thuhet në njoftim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit