Lajme

Kurti: Bujqit në Kosovë më të përkrahurit krahasuar me rajonin


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Fazli Beqiraj në fshatit Sopi të Suharekës, ku filluan korrje-shirjet e grurit.

Sipas njoftimit për media të Zyrës së Kryeministrit, gjatë kësaj vizite është thënë se në saje të thjeshtëzimit të procedurës së aplikimit, janë rritur edhe sipërfaqet e  mbjella.

“U theksua se falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, bujqit në Kosovë janë më të përkrahurit, krahasuar me vendet e rajonit. Një hektar me grurë këtë vit  subvencionohet me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogram, përmes dorëzimit në mullinj.

“Kultura e grurit ka një rritje prej 216% të mbështetjes financiare krahasuar me qeverisjet e kaluara. Qeveria e Republikës së Kosovës, ka prioritizuar bujqësinë duke rritur përkrahjen deri në 52 milionë euro për Programin e Pagesave Direkte, Subvencioneve 2022”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore