“Isha në transmetim live dhe nisa të kollitem, ndërkohë, para vetes kisha dikë të rëndësishëm, i cili po fliste për një temë serioze”.
Kështu e nis rrëfimin për situatën më të sikletshme që ka përjetuar në karrierën e saj televizive, Donika Hyseni.
E ftuar në një intervistë për emisionin e showbizz-it “Pikë”, në “Albanian Post”, i cili transmetohet çdo të mërkurë në platformën YouTube, ora 19:00, moderatorja e njohur ka treguar se në atë çast i ftuari u largua nga studio.
“Gjatë 20 minutave unë veç kollitesha dhe pastaj kërkova të hynte publicitet. Kur dolëm në marketing, i ftuari u ngrit dhe iku nga studio, sepse mendoi se kollitja ime ishte e qëllimtë”.
Donika pranoi se ndihet e keqardhur për gjithçka ndodhi.
Gjithashtu, e pyetur nga moderatorja e “Pikë”, Adela Osmani, se cilën “dashuron” më shumë radion apo televizionin, ajo u përgjigj, “85 për qind radio, 15 për qind televizion”.
Intervistën e plotë e ndiqni duke shkuar në link-un e mëposhtëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tom Selleck zbulon pse ai pothuajse refuzoi një kërcim me Princeshën Diana në darkën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985
-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit