Për ish-nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, është çështje kohe kur propozimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do të shtrohet përsëri në tavolinën e dialogut në Bruksel, por kësaj radhe me dy opsione të prera, ose mere ose lëre.
Konstatimi i ish-kryetarit të Prishtinës, bazohet në dy fakte – zvarritja e dialogut me vite të tëra dhe situata e krijuar gjeopolitike pas invazionit rus në Ukrainë, e cila rrjedhimisht ka imponuar zgjidhje të konfliktit në fjalë, pa ndryshim kufijsh.
“Në Amerikë thonë ‘Kur nuk je në tavolinë je në meny’, Meqenëse nuk jemi në tavolinë tani jemi në meny. Duhet të mendojmë seriozisht, çka kemi me thënë, por në botë reale, në botën tonë imagjinare të patriotizmit të tepruar mundemi vetëm me qit gjygymin. Në botën reale duhet unitet”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social në Facebook.
Sipas Ahmetit, në këtë situatë nuk është përparësi të jesh as presidente as kryeministër në Kosovë.
“Nuk do të kisha pas dëshirë te jem në këpucë të tyre. Meqenëse janë në ShBA po e përdori një aforizëm cinik. Me thënë Po skanë ku kthehen, me thënë Jo skanë ku rijnë. Por sot nuk duhet të mendojmë si të fitojmë mbi kundërshtarin politik, por si të nxjerrim maksimumin për Kosovën. Kryeministrat do të shkojnë e vijnë, e Kosova do të mbetet. Tash jemi në sporte të rona ndërkombëtare”, ka vazhduar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbete në terapi intensive
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Historia e pabesueshme e ishullit të paarritshëm dhe dy vëllezërit që jetuan atje për dy vjet
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit