Pupovci: Ministria e Arsimit s’e ka në plan rishikimin administrativ që ndalon shamin në shkolla
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, aktualisht nuk ka në planë që të rishikojë udhëzimin administrativ, i cili ndër të tjera ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla”.
Kështu është deklaruar zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, duke bërë të ditur se të gjithë fëmijëve duhet t’u mundësohet vijimi i mësimit në shkolla.
“Ne nuk dëshirojmë të dërgojmë mesazhe të gabuara në opinion që shkollat në Kosovë nuk janë laike. Ka raste ndonjëherë të shkarjeve te them ashtu kur ndodhin situata të cilat janë të padëshiruara për ne por, mendoj që me një reagim të shpejtë ato zgjidhen përndryshe nuk kemi ndonjë plan që tani për tani ta rishikojmë atë udhëzim”, ka thënë zëvendësministri i Arsimit.
Ndër të tjera, zëvendësministri i Arsimit ka thënë se më 7 prill janë shpallur rezultat preliminare te përzgjedhjeve të teksteve shkollore të klasave të katërta dhe nënta për vitin e ardhshëm shkollor.
Ai ka thënë se në proces të vlerësimit kanë hyrë 77 dorëshkrime në gjuhën shqipe, tri në gjuhën turke dhe pesë në gjuhën boshnjake.
Pupovci ka folur edhe për punët e ministrisë gjatë dy javëve të fundit ku ndër të tjera ka thënë se arsimi dhe aftësimi profesional në Kosovë ka përfituar një shumë prej 2 milion euro nga Fondi i Sfidës i Kosovës i cili është një projekt rajonal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit