Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se sot (e martë) në ora 13:00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso.
Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet të enjten më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
FFK njofton se shitja e biletave do bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).
Kutjojmë që Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars, të cilat janë njëkohësisht dy ndeshjet e para nën urdhrat e trajnerit francez, Alain Giresse.
Pas takimit të së enjtes, Dardanët do të udhëtojnë për në Zurish, ku më 29 mars do të ballafaqohen me Zvicrën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit