Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është duke u hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit pasi dyshohet se nuk e ka raportuar se ka në pronësi një kompani biznesi në Gjermani, shkruan Betimi për Drejtësi.
Po ashtu ajo nuk e ka pohuar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.
“Lidhur me rastin e adresuar, Agjencia kundër Korrupsionit është zhvillim e sipër të procedurës së hetimeve paraprake të mbledhjes, hulumtimit dhe analizimit të dokumentacionit dhe informacioneve të tjera relevante për rastin”, ka njoftuar AAK-ja.
Edhe ndaj ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është dorëzuar kallëzim penal për mos deklarim ose raportim të rremë të pasurisë nga Agjencioni Kundër Korrupsion.
“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, theksoi Buleshkaj.
Por, Hajdari pati potencuar se është njoftuar nga mediat se Agjencia kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër saj për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë.
Ajo e ka mohuar një gjë të tillë.
“Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së”, kishte shkruar Hajdari në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit