Sport

Ja sa do të kushtojë bileta për tifozët e West Ham-it për ta parë ndeshjen ndaj Sevilla-s


Sevilla dhe West Ham United do të përballen të enjten në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Evropës.

Tifozët spanjollë janë përfshirë në emocione të kësaj ndeshje, me West Ham, që si çdo skuadër angleze pritet të mbështetet nga një numër i madh tifozësh.

Gjithsesi, në Spanjë kanë përgatitur një surprizë të hidhur për ultrasit e klubit anglez.

Në disa sektorë të stadiumit që mund të mbushen me tifozë nga ishulli, bileta do të kushtojë plot 9999 euro.

Te Sevilla i druhen eksodit të anglezëve, dhe kanë zgjedhur të rrisin në mënyrë të frikshme çmimet e biletave për të pasur sa më pak mbështetës të West Ham-it në stadium.

Kujtojmë që Sevilla është klubi rekordmen i Ligës së Evropës, të cilët kanë fituar gjashtë herë trofeun.

Ata gjithashtu kanë një arsye më shumë për të mbërritur në finalen e këtij edicioni, pasi që finalja do të zhvillohet në stadiumin e tyre “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan” më 18 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore