Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur “shqetësimin e tij të madh” për sigurinë bërthamore gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin të dielën.
Një lexim nga Pallati Presidencial Francez thotë se Macron i tha Putin-it se ishte e domosdoshme të ndërmerren hapa konkretë për të adresuar sigurinë dhe masat mbrojtëse bërthamore.
“Macron theksoi domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo dëmtim të integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës, siguria e të cilave duhet të garantohet në përputhje me rregullat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe propozimet e Drejtorit të Përgjithshëm të saj”, thuhej në njoftimin nga presidenca franceze.
Ndër të tjera Presidenti rus ka rënë dakord që IAEA-ja duhet të fillojë punën në këtë fushë pa vonesë.
Ndërsa Macron bëri thirrje gjithashtu për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, mbrojtjen e civilëve dhe shpërndarjen e ndihmave. Ai përsëriti rëndësinë e një zgjidhjeje të negociuar, plotësisht të pranueshme për ukrainasit.
“Më në fund, Presidenti i Republikës përfitoi nga ky shkëmbim për të transmetuar shqetësimin e tij për një sulm të afërt në qytetin e Odessa”, u njoftua nga pallati presidencial i Francës, Elysee.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Klubi i super miliarderëve po zgjerohet: 15 kanë mbi 100 miliardë dollarë pasuri
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit