Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 439 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 128, ndërsa janë konfirmuar 2 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 205 pacientë.
Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 8.55 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 684 persona.
Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 1 mijë e 86 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 230 mijë e 759.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Historia e pabesueshme e ishullit të paarritshëm dhe dy vëllezërit që jetuan atje për dy vjet
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, Vuçiç: E shkeli Serbinë
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit