Pika e kontrollit në Kalanchak të Krimesë është sulmuar në orët e mesnatës të 24 shkurtit.
Pamjet e siguruara nga MilitaryLand.net shfaqin ushtarët dhe civilët ukrainas teksa largohen.
Më herët, okupatorët rusë kufizuan daljen dhe hyrjen e qytetarëve nga gadishulli në territorin e kontrolluar.
Kjo vlente për pikat e kontrollit “Kalanchak” dhe “Chongar”.
Lajmi u raportua nga Komisionerja ukrainase e “Rada Verkhovna” e për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova.
Një nga zyrtarët amerikanë që ka zbuluar detaje nga mësymja ruse është Marco Rubio.
Senatori i Florida-s ka zbuluar se në orët në vijim Rusia do kryejë sulme në sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase.
Më pas trupat do të lëvizin drejt kryeqytetit për ta shkëputur nga Ukraina Lindore.
Dhe në fund, sipas tij, forcat ruse do të veprojnë për të ndërprerë forcat ushtarake të Ukrainës në vijën e kontaktit në lindje.
Kjo, për t’i parandaluar ata që të kthehen për të mbrojtur Kiev-in.
Ka qenë reporteri i Politico-s, Alex Ward, i cili ka sqaruar se senatori zotëron informacion nga inteligjenca amerikane.
Ndërkaq, Ukraina ka mbyllur hapësirën ajrore në mbarë vendin, duke përmendur si shkak “rrezikun e mundshëm”.
Nuk ka më fluturime mbi Ukrainë, përveç një droni të vetëm.
Droni “FORTE12 USAF RQ-4 Global Hawk” është avioni i fundit i dukshëm në ajër në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri