Debate të nxehta janë krijuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët mes kryetares nga radhët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe zëvëndëskryetares së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.
Kjo e fundit bëri me dije se Tabaku do të kallëzohej penalisht në SPAK pas takimit me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, pasi nuk ishte mandatuar nga Komisioni për të zhvilluar këtë takim.
Pas mbarimit të fjalës Tabaku iu drejtua Felajt që të qetësohej ose do të merrte masa ndëshkimore kundër saj.
“U kishte munguar Ermonela ja ku është. Pusho të flas unë. Pusho. Pusho. Se do marr masa do të përjashtoj nga Komisioni. I kërkoj shërbimeve të kuvendit që të marrë masa ta largojë”, tha Tabaku me tone të ashpra.
Felaj iu drejtua Tabakut që të mos manipulonte punën e këtij komisioni dhe SPAK-ut, por Tabaku nuk i pranoi akuzat e saj duke i thënë se ajo e kishte paralajmëruar javën e kaluar Komision për takim me Krajën si kryetare e këtij komisioni.
Ndër të tjera Tabaku vijoi duke thënë se Felaj dhe disa anëtarë të komisionit nga radhët e PS-së janë në konflikt interesi me ecurinë e hetimit.
Madje Luçiano Boçi nga radhët e PD-së, theksoi se Felaj duhej të ishte dëshmitare e këtij komisioni dhe jo anëtare.
“Ju lutem. Je duke prishur komisionin hetimor. Nuk ma humb dot durimin mua. Pusho po të them. Erdhi nga pushimet me fuqi të plota”, iu drejtua Tabaku duke ngritur zërin për Felajn, pasi kjo e fundit kërkonte fjalën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin