Shqipëria është përfshirë nga reshtjet e dëborës gjatë fundjavës, duke shkaktuar jo pak probleme në disa zona të vendit.
Ndërkohë që aksi Elbasan-Librazhd ka pasur problematika gjatë orëve të natës, në Pogradec gjendja është normale.
Në pamjet ekskluzive për Albanian Post, fotografi amerikan James Leithart, banues në qytetin juglindor, përshkruan situatën si të qetë.
“Nuk ka vështirësi të mëdha për momentin në qarkullim”, thotë Leithart. “Rrugët nuk janë në gjendje të shkëlqyer, por të kalueshme”.
“Në rrugët kryesore, punonjësit e Bashkisë po përpiqen të heqin sasinë e madhe të borës. Trotuaret, thuajse janë pastruar të gjithë për kalimin e këmbësorëve. Ecja në qytet nuk është e vështirë. Madje, banorët, në veçanti fëmijët, kanë dalë të shijojnë borën”.
Leithart është bërë i njohur në Shqipëri, për videot që ai publikon në median YouTube, mbi jetesën e një amerikani në vendin tonë. Në veçanti, në Pogradec.
Ai ka vënë në dispozicion pamjet ekskluzive të Pogradecit nën borë për Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit