Brixhilda Shqalsi: ‘Arbëria’ prezanton lidhjen e fortë të popullit arbëresh me tokën dhe traditat
Filmi “Arbëria”, i shfaqur nëpër kinema që nga viti 2019, po vazhdon të bëjë bujë akoma, teksa i njëjti është bërë pjesë i gjigandit të kinematografisë – Netflix, duke e marrë mbi supe epitetin “e të parit” në gjuhën shqipe që arrin të bëhet pjesë e kësaj platforme prestigjioze.
Në një intervistë për Albanian Post, njëra ndër aktoret e kastit të “Arbëria”, Brixhilda Shqalsi, e cila në film paraqitet në rolin e Lucias, ka thënë se propozimin për tu bërë pjesë e këtij prodhimi kinematografik, e kishte pritur me emocione.
“Roli i Lucias, arriti për ‘fat’. Kisha dërguar kandidaturën për një kortometrazh të prodhuar nga ‘Open Field Productions’, ndërkohë që regjisorja ishte në Cosenza duke punuar me të”, ka thënë Shqalsi.
“E pranova rolin me shumë entuziazëm dhe jam shumë e lumtur e po ashtu e nderuar, të jem pjesë e këtij filmi – historia e të cilit, shpresoj të jetë frymëzuese për publikun”, ka shtuar ajo.
Për ata që nuk e kanë parë akoma filmin “Arbëria”, aktorja shqiptare tregon se kush ishte Lucia brenda kësaj historie.
“Lucia është bija e Ascanios, vëllait të protagonistes Aida. Lucia, në sytë e Aidës, prezanton të gjitha cilësitë pozitive të popullit abresh – lidhjen e fortë me tokën dhe traditat”, thotë Brixhilda.
Xhirimet e filmit ishin bërë vite më parë, ndërkohë që Shqalsi pohon të jetë ndeshur edhe me vështirësi – por, e njëjta thekson se puna me kastin i kishte dhënë energji për të vazhduar tutje.
“Vështirësitë janë pjesë e punës, kjo është ajo që na lejon të nxjerrim energjinë për të arritur atë që duam”, thotë ajo.
“Por, duke qenë se bërja e filmave është një punë kolektive, seti shumë shpejt ngjason me një komunitet të vogël. Një komunitet ku ti mund të rimbushesh me energji”, shton ajo.
Sipas, Shqalsit, filmi “Arbëria” është një histori nostalgjie, por edhe një histori konflikti mes të shkuarës dhe të tashmes, origjinës dhe aspiratave.
Në ndërkohë, personazhi i Aidës brenda filmit, paraqet një grua të guximshme dhe moderne, por edhe melankolike dhe me një personalitet luftarak që jeton ndërmjet nevojës për t’u përshtatur dhe kërkimit të identitetit.
Aida është një stiliste, pasi është shpërngulur shumë herë është vendosur në një qytet ku ka hapur një rrobaqepësi veshjesh elegante.
Por, me vdekjen e babait të saj, Aida detyrohet të kthehet në fshatin e saj të lindjes që ndodhet në malet, në jug të Italisë.
Gjatë këtij udhëtimi, Aida do të ri zbulojë gjuhën e saj amtare: arbërishten, një gjuhë e lashtë shqipe e folur në komunitetin pakicë nga pasardhësit e refugjatëve kryesisht toskë shqiptarë, të cilët ikën nga Shqipëria mes shekujve të katërmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë si pasojë e pushtimit osman në Ballkan.
Kjo “tokë e shpirtit” – e quajtur Arbëria i jep Aidës një energji të re, përmes së cilës ajo do të rimarrë kontrollin e jetës së saj dhe ajo do të pajtohet me të kaluarën e saj.
Premiera e “Arbërisë” ishte dhënë në Tiranë gjatë Festivalit të Filmit “Dea” në vitin 2019 – ku edhe kishte rrëmbyer “Çmimin e Publikut”.
Kasti i filmit përbëhet nga aktorët: Caterina Misasi, Brixhilda Shqalsi, Carmelo Giordano, Anna Stratigo, Denise Sapia, Mario Scerbo, Fabio Pappacena dhe Antonio Andrisani, ndërsa regjisorja e këtij filmi, Francesca Olivieri, është me origjinë kalabreze.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meghan Markle “terrorizohet” nga dokumentari që pritet të sjellë në pah të kaluarën e saj
-
“The Wicked”, sjellë personazhet e filmit me risi në personalitetet e tyre
-
Furiosa: A Mad Max Saga – Anya Taylor-Joy është e jashtëzakonshme, ndërsa ndjekja rifillon
-
Gjyla dhe Sheqa, ribashkohet çifti që kaq shumë u mungoi shqiptarëve
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri