Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), të martën e 1 shkurtit, ka paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Pjesë e këtij koalicioni, siç LSI bën të ditur, do të jene bashkë me Partinë Demokratike të Shqipërisë- Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe Partinë Demokristiane (PDK).
Sakaq, është zbardhur edhe marrëveshja mes dy palëve.
Sipas aktit të zbardhur, bëhet me dije se bashkimi, është bërë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në tetë vitet e fundit dhe ky është Edi Rama”, shkruhet në marrëveshje.
Nën emrin “Shtëpia e Lirisë”, është zbuluar edhe logo-ja e koalicionit. Ajo do të jetë në formë rrethore, ku në gjysmën e sipërme shkruhet Shtëpia e Lirisë dhe në atë të poshtme është flamuri shqiptar.
Gjithsesi, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, asnjë nismë nuk është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për lokalet e 6 marsit. Vetëm 11 subjekte politike, kanë dorëzuar shkresat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri