Shqipëria

Zbardhet marrëveshja Berisha-LSI, zbulohet logo


Më 31 janar 2021, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, shpalli kandidimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në një koalicion të gjerë opozitar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku si garues në gjashtë bashki do të ishin personat e shpallur fitues në primaret e Komisionit të Rithemelimit.

Sakaq, është zbardhur edhe marrëveshja mes dy palëve.

Sipas aktit të zbardhur, bëhet me dije se bashkimi, është bërë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në tetë vitet e fundit dhe ky është Edi Rama”, shkruhet në marrëveshje.

Nën emrin “Shtëpia e Lirisë”, është zbuluar edhe logo-ja e koalicionit. Ajo do të jetë në formë rrethore, ku në gjysmën e sipërme shkruhet Shtëpia e Lirisë dhe në atë të poshtme është flamuri shqiptar.

Gjithsesi, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, asnjë nismë nuk është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për lokalet e 6 marsit. Vetëm 11 subjekte politike, kanë dorëzuar shkresat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore