“Jo çdo gjë e keqe vjen vetëm për keq”.
Ka qenë ky togfjalëshi i zgjedhur prej kryeministrit shqiptar, Edi Rama, teksa ka folur edhe një herë për ngjarjen e “shëmtuar” me rrjedhjen e të dhënave personale të të punësuarve shqiptarë.
“Kjo ngjarje”, tha numri një i qeverisë shqiptare, nga konferenca e fundvitit për shtyp, “me të gjithë fatkeqësinë e saj, nxori në dukje dhe deklarimet e rreme të pagave”.
Ai deklaroi se 20 janari do të jetë data e deklarimeve të reja të pagave, dhe se nuk do të ketë më paga fiktive, por do të ketë hetim për evazion.
“Sot, në sytë e gjithë shqiptarëve, ka një pasqyrë domethënëse”, tha Rama.
Ndër të tjera, kryeministri bëri me dije se qeveria në fakt ka përgatitur një plan, para se të ndodhte e gjitha kjo.
Gjithashtu Rama tha se kjo çështje tashmë është nën hetim nga Prokuroria dhe se shumë shpejt fajtori do të gjendet.
Ai ka shpjeguar se Tatimet do të nisin një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime mosbesuese, duke iu kërkuar që të vetërregullohen deri më 20 janar – data e deklarimeve të reja.
Në rast mosrregullimi, do të ketë hetim të thelluar për evazion, për çka “shkon në burg”, ravijëzoi Rama.
Numri një i Qeverisë, më tej, tha se procesi i ndryshimit të kësaj situate do të shoqërohet me hetim pasuror për bizneset që deklarojnë paga minimale ndryshe nga paga reale e punëtorit.
“Do të kemi një reformë për të ndarë biznesin e vogël nga hapësira për ata që sillen sikur janë biznes i vogël. Do të garantojmë page reale minimale. Se ndodh edhe inversi. Që jepen pagat minimale dhe merren mbrapsht një pjesë e tyre. Se kjo është skllavëri më pas”, tha Rama.
Ai ka bërë me dije se do të stimulohen punonjësit që të mos heshtin.
“Rrjedhja e të dhënave”
Të mërkurën e 22 dhjetorit u publikuan pagat për muajin janar 2021.
Një ditë më pas, të enjten e 23 dhjetorit, ndërkohë që kryeministri Edi Rama po jepte shpjegime mbi rrjedhjen e të dhënave, u publikua lista e pagave të muajit prill 2021, për të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit