Mbrojtësi i majtë i Chelsea-s, Ben Chillwell, do t’i nënshtrohet operacionit në ligamentet e gjurit.
Ky operacion do t’i kushtojë anglezit gjithë sezonin.
25-vjeçari pritej që të kthehej në aksion në muajin janar, por pas procesit të rehabilitimit – së bashku me doktorët ai vendosi që t’i nënshtrohej operacionit.
Chillwell lëndoi ligamentet e gjurit në muajin nëntor, gjatë ndeshjes që Chelsea e fitoi 4-0 përballë Juventus-it.
Klubi shpresoi që ai të mos futej ‘nën thikë’, por tani kjo duket e pamundur.
Anglezi e nisi sezonin shumë mirë, duke arritur që të shënoj edhe katër gola dhe ta ndihmojë klubin e tij në secilin repart.
Lëndimi i tij i ka goditur shumë blutë, që ende nuk po arrijnë të gjejnë formulën e duhur për ta zëvendësuar.
Alonso nuk po arrin që të shfaqë performancat e duhura – andaj Chelsea po kërkon një mbrojtës në Janar.
Momentalisht, Chelsea po konsideron rikthimin e Emerson Palmieri ose transferimin e Lucas Digne nga Everton.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin