Në Kosovë aktualisht janë gjithsej 341 raste aktiv me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2 mijë 989 persona si pasojë e COVD-19 nga 161 mijë e 327 raste sa ishin gjithsej deri tash.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tash nga COVID-19 janë shëruar 157 mijë e 996 persona.
Po ashtu që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 663 mijë e 943 doza të vaksinës ndërsa deri më tash 780 mijë e 24 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndryshe bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit 12 pacient të infektuar me coronavirus dhe 27 post-Covid po trajtohen në ShSKUK.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, tre pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid. Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë. Spitali i Prizrenit, 4 pacientë. Spitali i Gjakovës, 2 pacientë. Spitali i Pejës, 1 pacient dhe Spitali i Ferizajt, 1 pacient”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit