Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ngjitur në podiumin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar ngjarjen si një monument madhështor i rithemelimit të forcës më të madhe politike në vend.
Nga piedestali i ngritur në stadiumin “Air Albania”, ai deklaroi se de jure, rithemelimi i PD-së, u bë realitet.
Sipas tij, qëllimi i vërtetë i Kuvendit, është shndërrimi i PD-së, në partinë e idealeve më fisnike të shqiptarëve.
“Në partinë e vlerave konservatore të lira. Në partinë e interesit kombëtar. Në partinë e integrimit euroatlantik. Por, mbi të gjitha, në partinë e qytetarit, të anëtarit, të forcës politike që nesër në pushtet, do të ketë në qendër qytetarin shqiptar”.
Kështu mendon Berisha ta përkufizojë një PD sërish nën pushtetin e tij, pasi delegatët miratuan ndryshimet në statut dhe po votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryesimi i bluve.
Me një tribunë të tejmbushur përpara vetes, Berisha i premtoi simpatizantëve të tij, se do të rivendosë në shoqëri vlerat më të mëdha e të çmuara.
Liritë e individit, dinjitetin njerëzor, ekonominë e tregut, pronën, taksat e ulëta, rritjen e rrogave dhe pensioneve. Të gjitha këto, do të jenë në fokus të Berishës.
Mbi shpalljen si non grata, Berisha foli, duke ftuar sërish amerikanët që të reflektojnë mbi të. Ai e vijoi retorikën e pastërtisë së figurës së vet, të cilën e quan si “të pakorruptuar”. Njëkohësisht, edhe akuzat ndaj familjes së tij, ai i hodhi poshtë.
Akuza, Berisha hodhi edhe mbi kryeministrin e vendit, Edi Rama, mbi të cilin foli për “Open Balkan”. Nismë kjo, të cilën Rama e ka mbështetur forcërisht.
“Ai e ngatërron Procesin e Berlinit me procesin e Putin-it”, tha Berisha, duke iu referuar një roli të supozuar të presidentit rus në nismën rajonale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit