Pas përgënjeshtrimit të lajmit të prestigjiozes britanike “The Times” se emigrantët, të cilët ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar (MB), do të zhvendosen në një kamp refugjatësh në Shqipëri, autoritetet britanike po përballen me një krizë të vërtetë.
Lëvizja më e fundit parasheh ngritjen e një task-force, në bazë të të cilës do të shqyrtohet kalimi i tyre nga sistemi i hotelerisë në kazermat e ushtrisë britanike.
“The Times” raportoi se kryeministri britanik, Boris Johnson, kishte caktuar kancelarin e Dukatit të Lancaster-it, Steve Barclay, për të mbikëqyrur çështjen e rritjes së numrit të emigrantëve që mbërrinin në brigjet e Britanisë.
Të hënën ishte Daily Telegraph, që raportoi se zoti Barclay do të kryesonte takimin e parë të grupit në fillim të kësaj jave.
Kjo, pasi qindra njerëz, duke përfshirë fëmijë shumë të vegjël, bënë kalimin e rrezikshëm të Kanalit Anglez për në MB gjatë fundjavës.
Nisma do të marrë në konsideratë idenë e akomodimit, mundësinë e shkurtimit të përfitimeve, nëse marrëveshjet e kthimit mund të forcohen, si dhe “definimi” në vendet e treta, ndërsa kërkesat përpunohen, tha gazeta britanike.
Deri më tani, më shumë se 24 mijë e 700 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar – referuar vitit 2021.
Kjo shifër është pothuajse trefishi i emigrantëve që kaluan Kanalin Anglez në vitin 2020.
Laburistët kanë akuzuar sekretaren e Brendshme, Priti Patel, për “dështim gjithëpërfshirës”.
Sekretari i Brendshëm në hije, Nick Thomas-Symonds, të dielën tha se, me ritmin aktual, më shumë emigrantë do të udhëtojnë drejt Britanisë përmes Kanalit Anglez sesa ka votues në zonën elektorale të Patel-it nëse qeveria nuk vepron.
Sekretari i Shëndetësisë ka pohuar se pandemia e coronavirus-it e ka bërë më të vështirë dërgimin e azilkërkuesve “të dështuar” në vendet nga kanë ardhur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diaspora në Zvicër – Hamza: Një shtyllë e pamohueshme ekonomike
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
Kërkimet vazhdojnë pasi helikopteri i presidentit iranian Raisi pësoi ‘ulje të vështirë’
-
Lushnjë: Babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese