Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, pas një takimi me kryetarët e sapo zgjedhur të komunave që vijnë nga partia e tij, para mediave ka dhënë ultimatum për Kryeministrin tanimë i dorëhequr Zoran Zaev, se nëse deri në mesditën e së hënës nuk e dorëzon dorëheqjen, Qeverisë do t’i iniciohet mocion mosbesimi.
“Do të jem preciz, deri ora 14:30 do ta dorëzojmë nismën për mocion votëbesimi ndaj kësaj Qeverie, derisa paraprakisht nuk e mban premtimin e tij (Zaev) për dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Hristijan Mickoski, përpara mediave.
Mickoski, ka potencuar se dyshon në sinqeritetin e Zaev-it për dorëheqjen, duke shtuar se për shumicën e re nuk duhet shpejtuar.
“Ta kryejmë njëherë punën e parë, të shkelim në shkallën e parë e pastaj të mendojmë për të 27-ën. Ta kryejmë punën e parë dhe pastaj pasojnë procedurat, ligjet, ka Kushtetutë e cila duhet respektuar. Nuk varet nga ne por nga ai (Zaev) i cili duhet ta respektojë Kushtetutën, ta ndajë mandatin dhe të nisin procedurat. Por pres që si fillim Zaev ta mbajë premtimin që e ka dhënë, edhe pse personalisht nuk e pres një gjë të tillë”.
Kryeopozitari, hodhi poshtë dhe i cilësoi spekulime informacionet se deputetë të caktuar mund të tërhiqen nga firmat e dhëna për rrëzimin e Qeverisë. Sipas Rregullores së Kuvendit, propozimi për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë vendoset në seancë plenare në ditën e tretë pas dorëzimit në Kuvend.
Të dielën e 31 tetorit, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjeje nga pozita e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Dorëheqja e tij e cila u konsiderua si e pa precedent në historinë e Ballkanit. Përpos largimit nga pozita e kryeministrit ka përfshirë edhe largimin nga posti i kryetarit partisë të LSDM-së.
“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, deklaroi Zaev para mediave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit