Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar te kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.
Në mesin e të ftuarve gjenden dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri i cili luan për skuadrën e Lyon-it dhe Andi Zeqiri i Augsburg-ut, kurse në listën rezervë gjenden Albian Ajeti dhe Kastriot Imeri.
Mungesa më e madhe në formacionin e helvetikëve, padyshim se është ylli tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili është i dëmtuar tash e disa javë.
Aufgebot / Sélection / Convocazione
🇮🇹 🆚🇨🇭
📆 12.11 🕘 20:45
🏟️ Roma
🎟️ https://t.co/4WJCJR3t4u🇨🇭🆚 🇧🇬
📆 15.11 🕘 20:45
🏟️ swissporarena, Luzern
🎟️ https://t.co/LvDlnGCgvt (Keine Abendkasse / Caisses du stade fermées / Biglietterie chiuse)ℹ️ 👉 https://t.co/AeHvUVv9wn pic.twitter.com/f5SnuCNdIK
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) November 5, 2021
Derisa, edhe emra të njohur në kombëtaren zvicerane si Breel Embolo, Fabian Schar dhe Denis Zakaria, mungojnë në këtë listë.
Zvicra do t’i ketë dy ndeshje tejet të rëndësishme në këtë muaj. Së pari do të luajnë në udhëtim te kampioni i Evropës, Italia, pastaj pas tre ditësh do të presin Bullgarinë në shtëpi.
Zviceranët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë të Grupit C, me 14 pikë, aq sa ka edhe Italia e vendit të parë, andaj këto ndeshje do të jenë vendimtare për një kualifikim të mundshëm në Katar.
Kujtojmë që vetëm vendi i parë do të kualifikohet direkt në Kampionat Botëror, ndërsa vendi i dytë duhet ta kërkojë atë përmes fazës play-off.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit