Në nivel të ekspertëve nis takimi këtë të mërkurë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të dyja delegacionet ai kosovar në krye me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ai serb me Petar Petkoviq patën bisedime dypalëshe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.
Për sot është paraparë një takim trepalësh mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjetësit të BE-së.
Zëdhënësi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano, ka thënë se ”në këto bisedime teknike do të diskutohet për çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.
Nga qeveria e Kosovës është thënë se temë e këtyre takimeve do të jetë edhe çështja e të zhdukurve.
Takimi i nivelit teknik shihet si paraprijës i atij të nivelit të lartë që pritet të ndodhë diku në fillim të vjeshtës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të fundit më 19 korrik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten