“Mohammad Hasan Akhund do të kryesojë qeverinë e re afgane”.
Ky është njoftimi që ka dhënë zëdhënësi i talebanëve pasditen e 7 shtatorit.
Abdul Ghani Baradar, bashkëthemeluesi i grupit militant që mori pjesë në negociatat e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të jetë numri dy i ekzekutivit të ri.
Ahmadullah Wasiq, zyrtar i komisionit kulturor taleban, shkroi në median sociale Twitter se ceremonitë e betimit të qeverisë së re do të mbahen “në ditët në vazhdim”.
د افغانستان د نوي حکومت د کابینې د یو شمیر غړو نومونه او لیست په لاندې ډول دي.
داچې د نظام چلښت ولاړ و، مصلحت همدا و بلل شو چې لومړی حکومت اعلان شي وروسته نور مراسم وروسته اینده کې ترسره شي#Afghanistan #کابینه pic.twitter.com/8KMaJhgA1F— Ahmadullah wasiq (@WasiqAhmadullah) September 7, 2021
Çfarë ndodhi në Afganistan?
Të dielën e 15 gushtit talebanët mësynë në Presidencën e Afganistanit. Ata morën kontrollin e kryeqytetit, Kabul.
Presidenti i vendit, Ashraf Ghani, u largua nga Kabuli, duke e lënë popullin në duart e talebanëve.
Sipas tij, largimi erdhi “për të shpëtuar kryeqytetin dhe qytetarët e tij nga gjakderdhja”.
Presidenti afgan ka theksuar se talebanët po përballen me një provë të re historike: ose do të mbrojnë emrin dhe nderin e Afganistanit ose do t’u japin përparësi vendeve dhe rrjeteve të tjera.
Ndërkohë përfaqësia talebane ka bërë thirrje për t’i lënë të qetë qytetarët në pronat e tyre.
“Emirati Islamik ka urdhëruar muxhahedinët e tij për të mos cenuar shtëpinë e askujt pa leje. Jeta, prona dhe nderi i askujt nuk duhet të dëmtohet. Ato duhet të mbrohen”.
Kështu shkruhej në llogarinë në Twitter të Suhail Shaheen, një prej zëdhënësve talebanë.
Sipas raportimeve mediatike nga Afganistani, policia e ka lënë detyrën dhe qytetarët janë të pambrojtur. Nga ana tjetër, vendet perëndimore janë përpjekur për të evakuuar qytetarët e tyre.
Disa zona të kryeqytetit janë evakuuar tërësisht, ndërsa mesazhi i parë i talebanëve nga Presidenca ka qenë ai i një qetësimi të masës dhe sigurim se shtetasit e huaj nuk do të lëndohen.
Autoritetet në SHBA kanë filluar zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani më 1 maj 2021, duke përcaktuar kështu fundin e “luftës”, siç e quajti presidenti amerikan Joe Biden.
SHBA dhe NATO kanë qëndruar në Afganistan për gati 20 vjet.
Cilët janë talebanët?
Talebanët, ose “studentët” në gjuhën Pashto, u shfaqën në fillim të viteve 1990 në Pakistanin verior pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani.
Në shtator 1995, ata pushtuan krahinën e Herat-it, në kufi me Iranin, dhe saktësisht një vit më vonë ata kapën kryeqytetin afgan, Kabul – duke përmbysur regjimin e presidentit Burhanuddin Rabbani.
Deri në vitin 1998, talebanët kishin nën kontroll gati 90% të Afganistanit. Ndërsa forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-të filluan tërheqjen nga Afganistani pas 20 vitesh lufte, talebanët nisën të merrnin nën kontroll vendin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese