Parlamenti i Lituanisë ka vendosur të ndërtojnë një gardh të lartë metalik me tela gjembi, në kufi me Bjellorusinë, për të ndaluar emigrantët.
Kjo masë vjen pas fluksit të lartë të migrantëve që kanë kaluar në Lituani përmes Bjellorusisë, duke shënuar shifra rekord.
Autoritetet në Lituani, Letoni dhe Poloni kanë akuzuar presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, se i ka përdorur emigrantët për t’i bërë presion BE -së, që të anulojë sanksionet kundër vendit të tij.
Lituania ka deklaruar se, gardhi, i cili do të jetë 508 km përgjatë kufirit me Bjellorusinë, do të përfundojë në shtator të vitit të ardhshëm.
Ndërtimi i kësaj barriere do të kushtojë 152 milionë euro.
Në Parlament, gjithashtu do të diskutohet nëse do të lejohet ushtria lituaneze që të patrullojë kufirin dhe të kufizojë përkohësisht azilkërkuesit. Aktualisht vetëm rojet kufitare lejohen të patrullojnë kufirin.
Këtë vit, rreth 4 mijë e 26 individë nga Bjellorusia kanë kaluar ilegalisht në Lituani, një vend me 2.8 milionë banorë.
Shumica vijnë nga Iraku, e ndjekur nga Republika e Kongos dhe Kameruni, sipas Shërbimit të Rojës Kufitare të Lituanisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Klubi i super miliarderëve po zgjerohet: 15 kanë mbi 100 miliardë dollarë pasuri
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit