Një gjykatës amerikan ka vendosur se Google-i ka shkelur pesë patenta që i përkasin Sonos Inc, të cilat kanë të bëjnë me altoparlantë inteligjentë dhe teknologji të ngjashme, një vendim që mund të çojë në ndalimin e importit.
Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se vendimi i Charles Bullock, gjyqtari kryesor i së drejtës administrative i Komisionit të Tregtisë Ndërkombëtare në SHBA, nuk ka shpjeguar pse shitja e produkteve të Google-it shkelte një ligj tarifor federal të vitit 1930.
Një ligj ky i njohur zakonisht si Smoot-Hawley, i krijuar për të parandaluar konkurrencën e padrejtë.
Dhe lidhur me Sonos, ai përpjekur të bllokojë Google-in që të importojë altoparlantë inteligjentë Home, telefona Pixel dhe produkte të tjera nga Kina.
Sonos ka treguar se ishte i kënaqur me vendimin paraprak, i cili “konfirmoi shkeljen e hapur të Google-it” dhe që ka shtuar përpjekjet e kompanisë për të mbrojtur teknologjinë e vet kundër përvetësimit të pretenduar nga rivalët më të mëdhenj.
Kurse Google-i ka thënë se Sonos ka kërkuar vazhdimisht ndihmë gjatë viteve të tyre të partneritetit dhe përfundimisht ka integruar produktet e Sonos-it në shërbimin e saj Play Music dhe software-in Google Assistant.
Kështu, disa folës Sonos kanë përdorur teknologjinë e ndihmës zanore nga Google-i dhe Amazon.com Inc. Dhe këta altoparlantë inteligjentë të Google-it përfshijnë teknologjinë Google Assistant.
Sonos është e vendosur në Santa Barbara, Kaliforni dhe aksionet e kompanisë janë rritur me 11.4 për qind në treg pas vendimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit