Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ka njoftuar nëpërmjet platformës Twitter mbërritjen e një helikopteri special për vënien nën kontroll të zjarreve.
“Jemi këtu të ndihmojmë miqtë tanë të luftojmë zjarret bashkë”, shkruhet më tej në njoftimin e ambasadës.
Helicopter from Czech Republic just landed in Albania. Czech Republic is here to help Albanian friends battle the spreading fires!/ Helikopteri special nga Republika Çeke sapo mbërriti në Shqipëri. Jemi këtu të ndihmojmë miqtë tanë të luftojmë zjarret bashkë.🇦🇱🇨🇿 pic.twitter.com/IprBotQQDx
— Embassy of the Czech Republic in Tirana (@EmbassyCzech) August 6, 2021
Jarosvlav Ludva, ambasadori i Çekisë, në një deklaratë për mediat, pas mbërritjes së helikopteri, ka shprehur angazhimin e tij dhe të Republikës Çeke, në bashkëpunim me strukturat e BE-së ka deklaruar se nga e shtuna e 7 gushtit, do të fillojë puna e helikopterit të mbërritur.
I pyetur në lidhje me kohëzgjatjen e qëndrimit të mjetit në Shqipëri, ambasadori Ludva, u shpreh se është përllogaritur për një javë, por nuk përjashtohet zgjatja e afateve. Kjo, në varësi të precipitimeve apo situatës së zjarreve në Vlorë.
Shefi politik i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Alexis Hupin, në vijim të deklaratave ka shtuar se pritet edhe mbërritja e dy helikopterëve holandezë.
BE
Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, më herët, njoftoi se Komisioni Evropian u mobilizua për t’u ardhur në ndihmë vendeve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës.
“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të dërguar ndihmë, ndërsa zjarret janë ndezur në të gjithë Evropën. Falënderoj Qipron, Çekinë, Francën, Slloveninë dhe Holandën që vendosën me shpejtësi aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish për të mbështetur vendet e prekura shumë nga zjarret në pyje”.
Komisioni Evropian (KE) bëri me dije gjithashtu drejt Shqipërisë do dërgoheshin dy helikopterë nga Holanda dhe një nga Çekia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit