Trendi më i ri për të gjithë ata që duan të duken me një ‘look’ të kuruar janë çizmet “Cowboy”.
Për më shumë se një vit, këpucët më të përdorura ishin pantoflat duke qenë se pjesën më të madhe të kohës duhet ta shpenzonim në shtëpi.
Çizmet lidhen më së shumti kalërimin dhe dikur përdoreshin vetëm gjatë atij aktiviteti. Por bota e modës nuk ka kufij dhe pëlqen të zakonshmen ta bëj të jashtëzakonshme.
E bukura rreth tyre?
Mund t’i kombinoni me gjithçka. Nga kombinimi me tuta si Princeshë Diana dikur, e deri te një fustan veror si Kendall Jenner sot, ato do të zbukurojnë veshjen tuaj. Një detaj që padiskutim nuk duhet t’i mungojë gardërobës janë çizmet “Cowboy” të cilat mund të vishen si në dimër ashtu edhe në verë.
Po cilët nga personazhet e showbiz-it shqiptar kanë guxur me cizmet “Cowboy”?
Një nga ta, është Liberta Spahiu e cila duket se i ka të preferuara këto çizme. Ajo i kombinoi çizmet e saj “Cowboy” në ngjyrë qumështi me pantallona të shkurtra në ngjyrë rozë, dhe një bluze të bardhë, dhe dukej vërtet e mrekullueshme.
Një tjetër personazh i njohur gjithashtu, Fatmir Hysenbelliu, guxoi me këtë veshje teksa gjendej në Ibiza. Ai e kishte përvetësuar look-un teksa çizmet e tij “Cowboy” i shoqëronte me xhinse të shkurtra, këmishë të po të njejtit stil dhe një kapele “Cowboy” po ashtu për ta perfeksionuar veshjen e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia