Të shumtë janë artistët shqiptar të cilët po korrin sukses në botë. Një ndër to është edhe artistja shqiptare, Ava Max.
Ajo po shijon sukseset e njëpasnjëshme. Këngët e saj numërojnë miliona dëgjime në mbarë platformat muzikore, duke e bërë kështu ndër këngëtaret femra më të dëgjuara globalisht.
Hiti i saj “Sweet but Psycho” me të cilin debutoi në tregun ndërkombëtar dhe i dha asaj suksesin e madh, ka tejkaluar tashmë shifrën e një milliardë dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.
E për ta përgëzuar për këtë sukses, Spotify i ka dedikuar një billboard’ artistes shqiptare në sheshin ‘Time Square’ të New Yorkut.
Ata kanë shfaqur portretin e Ava Max me përshkrimin “klubi i miliarderëve”, referuar kështu faktit se ajo tashmë është një nga artistet me miliarda dëgjime në këtë platformë.
Me të parë këtë, këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të “billboard”-it, ndërsa falënderoi Spotify-në për këtë nder që i bën.
“Faleminderit secilit që ka dëgjuar ‘Sweet but Psycho’ mbi një miliard herë! Gjithashtu Spotify, klubi i miliarderëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit