Ditën e premte të 4 qershorit do të luhen tetë ndeshje miqësore në Europë. Janë 16 skuadra kombëtare që do të ndeshen për llogari të miqësoreve para-Euro 2020.
Duke filluar nga ora 18:00, në fushë do të zbresin gjashtë kombëtare, mes të cilave edhe Kosova, që do të përballet me Maltën. Në dy ndeshjet e tjera do të përballen Finlanda me Estoninë dhe Maqedonia e Veriut me Kazakistanin.
Një ndeshje do të jetë në orën 19:30, ajo midis Spanjës dhe Portugalisë, si dhe një në orën 20:00, ajo midis Hungarisë dhe Qipros.
Në orën 20:45 do të luhen tre ndeshjet e fundit miqësore për të premten. Ishujt Faroe do të përballen me Islandën, Sllovenia do të ketë përballë Gjibraltarin dhe Italia do të ndeshet me Republikën Çeke.
Ditën e shtunë, Shqipëria do të luajë miqësoren e parë të qershorit, atë kundër Uellsit në Kardif.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia