Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar buxhetin e vitit 2021 i cili përfshin rritje me 40% të pagave për mjekët dhe infermierët si dhe rritje me 15 % për mësuesit, gjatë seances plenare të 20 nëntorit.
Sipas deklaratave të kryeministrit te Shqipërisë, Edi Rama, do të shpenzohen 587.6 miliardë lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliardë lekë me një defiçit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Fokusi kryesor i buxhetit është përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, ku sipas deklaratave të Ramës në parlament “do të dyfishohet ndihma ekonomike gjatë periudhës së pandemisë”.
Qeveria ka planifikuar 8 miliardë lekë për fondin e rritjes së pagave për vitin e ardhshëm, ku fokusi do të jetë sektori i shëndetësisë.
Gjithashtu në buxhetin e vitit 2021 të Shqipërisë, është planifikuar 5.5% e PBB-ës për shpenzime totale për pagat në Administratën Publike dhe për fondet e veçanta për investimet publike, ndihmat ekonomike per të përndjekurit politikë, kompensimin e pronarëve si dhe mbështetjen e fermerëve, bazuar në prezantimim e buxhetit 2021 nga Qeveria.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit