Inter-i ka arritur të mposhtë Crotone-n duke ecur i sigurt në rrugën drejt titullit. 82 pikë kanë zikaltrit pas 34 javësh të luajtura në Serinë A. Milan-i është ngjitur në vend të dytë, pasi fitoi me Benevento-n.
Në “Stadio Ezio Scida” djemtë e Antonio Conte-s nuk hodhën hap fals. Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim pa gola. Në pjesën e dytë erdhën dhe dy golat e Inter-it.
Fillimisht shënoi Christian Eriksen-i, pas asisitit të Romelu Lukaku-t, në të 69 minutë. Goli që do të vuloste shifrat erdhi nga Achraf Hakimi, në të 90+2 minutë. Marokeni shënoi pas asisit të Nicolo Barella-s.
Milan-i fitoi po me rezultatin 2-0 dhe përballë kishte Benevento-n në “San Siro”. Golin e parë të takimit e shënoi Hakan Çalhanoglu në të 6 minutë të pjesës së parë. Teo Hernandez-i vulosi shifrat në 2-0, në pjesën e dytë të takimit, në të 60 minutë.
Ndeshja tjetër e ditës së shtunë në Serinë A, midis Hellas Verona-s dhe Spezia-s përfundoi me rezultatin 1-1. Eddie Salcedo shënoi për vendasit në të 46 minutë. Ndeshja u barazua në të 86 minutë nga Riccardo Saponara.
Renditja e Serisë A:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri