Historia përsëritet. Së fundmi miliarderja e famshme Kylie Jenner ka marrë një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri ka tentuar të futet në shtëpinë e saj.
Është bërë e ditur se gjykata ka dhënë urdhër që 27-vjeçari, Shaquan King, të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për tre vitet e ardhshme.
Sipas disa burimeve të sigurta 23-vjeçarja ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore ditën e djeshme dhe ka shprehur se ndihet shumë e frikësuar për jetën e saj dhe të vajzës, Stormit.
“TMZ” raporton se 27-vjeçari shkoi drejt e në shtëpinë e Kylie Jenner muajin e shkuar pasi ishte liruar nga burgu. Policët e nxorrën atë më pas nga shtëpia e motrës së Kylie-t, Kendall Jenner, ku ai dyshohet se theu dritaret e saj dhe u zhyt në pishinë.
Rikujtojmë, se së fundmi edhe modelja e njohur, Kendall ka marrë kërcënime me jetë. Ylli i “KUWTK” e paraqiti këtë rast në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu 24-vjeçar, i njohur me emrin, Malik Bowker.
Supermodelja edhe pse ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, ajo përsëri nuk ka qenë e qetë duke u detyruar të marrë këtë vendim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit