Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë duke marrë mbështetje nga qytetarët për programin e tyre kombëtar.
Këtë e ka thënë Abdixhiku pas një vizite që ka pasur me në qytetin e Gjilanit, ku ka zhvilluar aktivitete të shumta.
“E nisa vizitën fillimisht në nderime të dëshmorëve të kësaj ane. Së bashku me Lutfi Haziri e me familjarë vizituam varrezat e dëshmorëve; bëmë homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit, në Bresalc – familjen e së cilit e vizituam menjëherë më pas! Djali i Hushit, sot ishte ushtar i Republikës! “, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Lideri i opozitës bëri me dije se ka nderuar po ashtu dëshmorët: Hanumshahe e Tefik Zymberin, dhe se ka vizituar familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi, por edhe familjen Avdiu; e po ashtu dhe Bashkësinë Islame, “si shenjë e nderimit e respekti’.
Në fund, Abdixhiku njoftoi se ka mbajtur takim mobilizues me strukturën e partisë në Gjilan.
“Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë. Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë!”
Në fund, i pari i LDK-së potencoi se “rrugën e bëjmë bashkë”, derisa i falënderoi gjilanasit për “pritjen e ngrohtë në çdo takim që patëm sot!”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri