Sport

158 herë me radhë, Stephen Curry then rekordin personal


Stephen Curry ka thyer rekordin e tij personal për më shumë ndeshje radhazi me një tre-pikësh në fitoren e Golden State përballë Utah Jazz.

Curry ka shënuar të paktën një tre-pikësh në ndeshje për herën e 158-të me radhë, duke thyer rekordin e tij personal me 157, që qëndronte në fuqi që nga Nëntori i vitit 2016.

Ai mbrëmë shënoi 28 pikë derisa Golden State u kthye nga një disavantazh prej tetë pikësh për të fituar takimin.

Stephen Curry vazhdon të jetë numri një në listën e favoritëve për të fituar MVP-në.

Lojtari kryesor i Golden State, është i pari dhe i vetmi në histori që kishte fituar çmimin e Lojtërarit më të vlefshëm (MVP) si i padiskutueshëm – të gjitha votat shkuan për të.

Ai do të kërkojë që këtë sezon me Warriors të përsërisë atë që bëri në vitet e arta 2015-2018.

Forma e tij dhe rikthimi i Klay Thompson, i shtyjnë Ëarriors që të besojnë te titulli – por deri atëherë, kohë ka plotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore