Sport

Zyrtare/ Talenti turk transferohet në Real Madrid


Futbollisti i talentuar turk, Arda Guler, e ka kompletuar transferimin te Real Madrid-i.

I quajtur “Messi i Turqisë” i kushtoi madrilenëve 20 milionë euro, të cilat do t’ia paguajnë Fenerbahce-s.

18-vjeçari do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” këtë të premte dhe ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare.

Mesfushori sulmues thuhet se ishte në radarin e shumë klubeve në futbollin evropian, duke përfshirë Barcelonën dhe Milan-in.

Guler është një lojtar shumë premtues që mund të vendoset në të dy krahët, megjithëse duket se pika e tij e natyrshme do të ishte pas sulmuesit.

Për momentin, Guler do të përfundojë fazën parasezonale me Real Madridi-n dhe më pas klubi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij të afërt.

Kujtojmë që Guler është futbollist i rritur në akademinë e Fenerbahce-s, i cili iu bashkua ekipit të parë në verën e vitit 2021.

Sezonin e kaluar ai pati paraqitje shumë të mira me klubin e tij, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Ai gjithashtu numëron edhe katër paraqitje zyrtare me kombëtaren e Turqisë, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore