Lajme

Zjarr në konviktin numër 3, s’ka të lënduar


Qendra e Studentëve

Një incident i ndodhur brenda hapësirave të konviktit numër tre në Qendrën e Studentëve në Prishtinë ka shqetësuar studentët të cilët banojnë në të.

Zjarri i shkaktuar rreth orës 11, këtë të enjte ka alarmuar edhe stafin e qendrës, të cilët më pas kanë lajmëruar organet e rendit për të ndërmarrë masa.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, tha për Albanian Post se pas informatës së marrë nga Qendra e Studentëve në vend të ngjarjes ka shkuar një ekip të cilët pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se nuk ka elemente për të hapur rast”.

“Aty ka shpërthyer një bojler uji dhe rasti është lokalizuar menjëherë. Për detaje të tjera mund të pyesni në qendrës e studentëve”, përfundoi Ahmeti.

Në anën tjetër përmes një njoftimi publik, Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar për këtë zjarrvënie, duke shtuar se zjarri është vënë shpejt nën kontroll dhe s’ka persona të lënduar, kurse dëmet materiale janë të vogla.

“Jemi në pritje të raportit zyrtar nga ekspertët e zjarrit për verifikimin e shkaqeve të cilat kanë quar deri tek kjo ngjarje”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se gjendja është stabile dhe nuk ka rrezik për studentët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore