Shqipëria

Zhduken dy persona me precedentë penalë në Sarandë


Policia e Sarandës ka bërë me dije se Leonard Thodhori, 46 vjeç, dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, kanë humbur kontaktet me të afërmit dhe janë zhdukur pa lënë gjurmë.

“Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç, banues në Sarandë”, njofton Policia.

Të dy të humburit janë persona me precedentë penalë.

Thodhori është dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.

Po ashtu në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo.

Nga ana tjetër, Fatmir Sulovari ka qenë i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore