Lajme

Zgjedhjet në Veri: KQZ nuk do të hapë as gjysmën e qendrave të votimit krahasuar me zgjedhjet e kaluara


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet këtë të premte për të vendosur listën e qendrave të votimit, të cilat prite të hapen me 23 prill në katër komunat veriore të Kosovës, por Albanian Post merr vesh nga burime brenda KQZ-së se tashmë është vendosur që do të ketë reduktim të madh të vendvotimeve në raport me zgjedhjet e kaluara.

“Nuk do të hapen as gjysma e qendrave të votimeve”, ka thënë burimi për AP-në. “Nga 44 qendra votimi që janë hapur në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kësaj radhe nuk do të hapen as gjysma e tyre”.

Ndërsa në njoftimin zyrtar të KQZ-së është thënë se në mbledhjen që pritet ta mbajnë në orën 13:30, “në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”.

Nëse mbahen zgjedhjet në Veri, “99% e serbëve do t’i bojkotojnë”

Vonesat në caktimin e vendvotimeve për zgjedhjet në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, erdhën si pasojë e refuzimit të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, çka e ka koklavitur shumë gjithë procesin.

Lista Serbe, partia më e madhe mes serbëve të Kosovës, dhe kontrolluesit faktik të Veriut, refuzuan të marrin pjesë pa filluar Kosova me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Tash, me mungesën e tyre, ekziston frikë se mund të dështojë i gjithë procesi, për shkak se qytetarët nuk do të dalin fare në zgjedhje.

Gjithashtu, rrezikohet që grupet e kontrolluara nga Lista Serbe të sulmojnë qendrat e votimit.

KFOR për AP: S’përfshihemi në zgjedhje, sigurinë e garanton Policia e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore