Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit: Kandidatёt qё do t’i nёnshtrohen verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme


Ёshtё publikuar lista me 25 subjektet poltike qё do t’i nёnshtrohen verifikimit mё tё gjatё nga Prokuroria e Pёrgjithshme.

Kёrkesa ёshtё bёrё nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa sot u shpallёn kandidatёt e pesё partive poltike.

Nga “Koalicioni ABEOK”, do tё hetohen Altin Gjeloshaj, Elsa Voka, Daniel Prroj, Ervis Beu dhe Ido Pashaj.

Partia Bindja Demokratike me Arsen Belaj dhe Bahri Shabani. Dashamir Tahiri dhe Adrian Gjoka nga Partia Lёvizja pёr Ndryshim.

Elmi Kulla nga Partia Lёvizja e Re dhe Arbër Arifaj, Ashim Tafilaku, Elton Ismaili, Ferdinant Aligjoni, Ilir Hysi dhe Artur Baku tё Partisё Lёvizja Socialiste pёr Integrim.

Kandidatët, kanё qenё tё vetëdeklaruar se kanë pasur probleme me drejtësisë në një moment të caktuar të jetës së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore