Lajme

Zelensky: Qytetarët tanë po sprapsin uzurpatorët rusë, veproni edhe në Donbass e Luhansk


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nëpërmjet publikimit të një videomesazhi të fundit, ka thënë se protestat e qytetarëve po rifitojnë çdo metër të territorit ukrainas dhe se ata po e sprapsin uzurpatorin rus me protesta, duke i poshtëruar.

“Ky është një hap drejt fitores në gjithë Ukrainën”, tha Zelensky. “Ky është shansi i një jete. Ukrainas, në të gjitha qytetet, veproni!”.

Zelensky në këtë mënyrë, i ka bërë thirrje edhe qytetarëve në Donbass dhe Luhansk. Ai u ka kërkuar atyre, që territoret e zaptuara përkohësisht, t’i rifitojnë nëpërmjet protestave, ashtu si po bëjnë në qytetet e tjera si Kherson, Konotop, Melitopol apo Berdyansk.

“Duhet të dalim e të zhbëjmë këtë të keqe nga vendi ynë”, vijoi Zelensky. “Në republikat e njohura si autonome, jetesa normale është a pamundur. Aty njihet vetëm skllavëria dhe ulja në gjunjë”.

Në këtë mënyrë, tashmë, presidenti ukrainas kërkon jo vetëm përgjigje ushtarake, por edhe një reagim popullor, për të ndalur pushtuesin rus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore