Lajme

Xhaferi: T’i tregojmë botës që s’jemi ne që bëjmë probleme, dilni votojeni “Frontin Evropian” më 8 maj


Në tubimin qendror të “Frontit Evropian” që po mbahet në Tetovë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se më 8 maj “duhet t’i tregojmë botës që nuk jemi ne ata që bëjmë probleme”.

“Qeveria udhëhiqet nga ju, qeverinë e përfaqësoj unë dhe zotohem se nuk do të ketë asnjë problem në asnjë vendvotim. Ata që mendojnë të veprojnë në mënyrën që nuk duhet, do të marrin përgjigjen e duhur”, tha ai para simpatizantëve në sheshin “Iliria”.

“Më 24 prill në mënyrën më evropiane të mundshme që gjithë vëzhguesit konstatuan që zgjedhjet ishin evropiane. Dilni dhe votojeni Frontin Evropian më 8 maj”, shtoi.

Mijëra qytetarë janë prezentë në sheshin “Iliria” në qendër të Tetovës ku po mbahet tubimi përmbyllës i “Frontit Evropian” tri ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe raundit të dytë të atyre presidenciale në Maqedoni të Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore