Shqipëria

Xhaçka takon Stuart Peach, kërkon forcim bilateral të relatave me Britaninë


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm britanik në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ku në thelb të bisedës ka qenë forcimi reciprok i bashkëpunimit mes vendeve.

Sipas Xhaçkës, është thelbësore që Mbretëria e Bashkuar të shtojë angazhimin e saj në rajon, ku duhet përfshirë edhe forcimi bilateral i lidhjeve me Shqipërinë.

Mbi këtë të fundit, ajo përsiat se ka nevojë më të madhe për t’u përqendruar në shtytjen bashkëpunimit ekonomik në disa sektorë, siç janë energjia, infrastruktura portuale dhe ajo rrugore.

Të gjitha këto, vijnë edhe si një çelës për të rritur ndërlidhjen brenda Ballkanit Perëndimor.

Një rol të shtuar, Peach e ka marrë edhe lidhur me dialogun mes Kosovës e Serbisë, apo zhbërjen e influencës ruse në rajon.

Sipas tij, Rusia e dëshiron një luftë të re në Ballkan. Por, Britania e Madhe dhe aleatët perëndimorë, nuk do ta lejojnë të ndodhë diçka të tillë.

E gjitha kjo, për hir të gjeneratave të reja, të cilat nuk duhet të rriten nën frymën e konfliktit dhe urrejtjes mes palëve.

Ai ka shtuar po ashtu “Ne e dimë se Rusia po përpiqet të shtrijë ndikimin e saj keqdashës në Ballkanin Perëndimor, por Perëndimi është i bashkuar në kundërshtimin e agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe përpjekjeve të saj për të destabilizuar rajone të tjera”, theksoi diplomati.

Ndërsa rreziku i konfliktit të armatosur nuk duhet nënvlerësuar, vëri në pah ai, rajoni dhe komuniteti ndërkombëtar janë në një pozitë shumë më të ndryshme, shumë më të mirë se 30 vjet më parë.

se vizitat e shpeshta në Ballkan muajt e fundit në Kosovë, Serbi dhe Kroaci, kanë për qëllim demostrimin se Britania e Madhe dhe aleatët e saj, ndajnë një angazhim të palëkundur për sigurinë dhe përparimin rajonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore