Sport

Xavi thërret nëntë lojtarë nga Barcelona B për shkak të mungesave


Barcelona vazhdon të ketë probleme me COVID-19, lëndime dhe pezullime përpara udhëtimit të tyre për t’u përballur me Real Mallorca në La Liga, duke e lënë Xavi Hernandez të kthehet te Barcelona B për përforcime.

Rreth nëntë lojtarë të ekipit B janë thirrur në ekipin e parë, ku Barcelona luan në orën 21:00 përballë Mallorca-s.

Xavi është dashur të menaxhojë një numër mungesash për ndeshjen, duke përfshirë Sergino Dest, Philippe Coutinho, Jordi Alba, Alejandro Balde, Abde Ezzalzouli, Ousmane Dembele, Gavi dhe Dani Alves.

Të dy Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet janë rikthyer për të luajtur, pasi u testuan negativ për COVID-19 të shtunën.

Ansu Fati, Pedri, Memphis Depay, Martin Braithëaite dhe Sergi Roberto janë të gjithë të lënduar. Sergio Busquets është pezulluar.

Lista e plotë e zgjedhur nga Xavi duket kështu: Ter Stegen, Pique, Araujo, Riqui Puig, Neto, Lenglet, L. De Jong, F. De Jong, Mingueza, Umtiti, Eric Garcia, Inaki Pena, Nico, Jutgla, Alvaro Sanz , Comas, Ilias, Guillem, Estanis, Lucas De Vega dhe Mika Marmol.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore