Lajme

“X” – Pasaporta e parë amerikane pa përcaktim gjinor


Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar pasaportën e tyre të parë me një përcaktim gjinor “X”.

Ky është një moment historik në njohjen e të drejtave të njerëzve që nuk identifikohen si meshkuj apo femra.

Sipas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), nga viti i ardhshëm, ky opsion do të aplikohet më gjerësisht.

E dërguara speciale diplomatike e SHBA-ve për të drejtat e LGBTQ-së, Jessica Stern, i quajti lëvizjet “historike” dhe “festive”.

Departamenti nuk bëri të ditur se kujt i është dhënë pasaporta e parë.

Një zyrtar i departamentit nuk e pohoi nëse ishte për Dana Zzyym, banore interseksuale e Kolorados.

Zzyym (shqiptohet Zimm) iu refuzua një pasaportë pasi refuzoi të përcaktohej si mashkull apo femër në një aplikim.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Zzyym shkroi “intersex” sipër kutive të shënuara “M” dhe “F” dhe kërkoi një shenjë gjinore “X” në një letër të veçantë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore