Lajme

Welt: Aleatja e Scholz-it promovoi “Nord Stream 2” për paratë e Kremlin-it


Në shtetin federal të Mecklenburg-Vorpommern, i cili drejtohet nga socialdemokratja Manuela Schwesig, në vitin 2021 u themelua një fond i dyshimtë mjedisor, i cili në fakt financoi Gazprom-in dhe loboi për interesat e monopolit të gazit rus.

Lajmin e bën të ditur edicioni gjerman i “Welt”, përcjell Albanian Post.

Publikimi gjerman “Welt” mori informacione, duke përfshirë kopje të dokumenteve për bashkëpunimin e rajonit gjerman, të kryesuar nga socialdemokratja me Gazprom-in.

Kështu, media zbuloi se fondacioni, i themeluar në vitin 2021, po luftonte vetëm formalisht ndryshimin e klimës.

Në fakt, ky fond financohej nga kompania shtetërore ruse Gazprom.

Siç thekson botimi, kjo rrethanë është e rëndësishme, pasi pikërisht në territorin e Mecklenburg-ut, në komunitetin e Lubmin-it, fillon gazsjellësi Nord Stream 2.

Në të njëjtën kohë, siç vëren “Welt”, deri më tani si Merkel (ish-kancelarja gjermane) ashtu edhe Scholz, bashkëpunëtorja e së cilës është Manuela Schwesig, gjithmonë kanë mohuar njohuritë apo përfshirjen e tyre në ngjarje të tilla.

E përditshmja britanike “The Times” e akuzon Manuela Schwesig-un për “marrëveshje me rusët në tubacionin e gazit”.

The Times citon qindra email-e dhe dokumente të lëshuara në bazë të Aktit të Informacionit Mjedisor që tregojnë se bashkëpunëtori i Scholz ka punuar shumë ngushtë me Nord Stream 2 AG, kompania që qëndron pas projektit të gazsjellësit Nord Stream 2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore