Lajme

Wagner: Zbulohet operacioni mercenar rus në Libi


Një hetim i ri i “BBC”-së ka zbuluar operacionet e fshehura të një grupi mercenar rus në luftën civile në Libi, e cila përfshin lidhje me krimet e luftës dhe ushtrinë ruse.

Një tablet Samsung e lënë nga një luftëtar për grupin agner ekspozon rolin e tij kryesor – si dhe emrat e koduar të luftëtarëve.

BBC ka siguruar një “listë blerjesh” për pajisje ushtarake të teknologjisë së fundit, për të cilën dëshmitarët ekspertë thonë se mund të ketë ardhur vetëm nga furnizimet e ushtrisë ruse.

Rusia, nga ana tjetër, mohon çdo lidhje me Wagner.

Grupi u identifikua për herë të parë në vitin 2014, kur mbështeste separatistët pro-rusë në konfliktin në Ukrainën Lindore.

Që atëherë është përfshirë në rajone, si: Siria, Mozambiku, Sudani dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Luftëtarët e Wagner u shfaqën në Libi në prill të vitit 2019, kur u bashkuan me forcat e një gjenerali rebel, Khalifa Haftar, pasi ai nisi një sulm ndaj qeverisë së mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin, Tripoli. Konflikti përfundoi me një armëpushim në tetor 2020.

Grupi është shumë sekret, por BBC ka arritur të ketë qasje, duke marrë informacione nga dy ish -luftëtarë.

Nuk ka shumë dyshim se ata vrasin të burgosurit – diçka që një ish-luftëtar e pranon lirshëm.

Duke përshkruar një tjetër krim të mundshëm lufte, një ushtar i qeverisë libiane kujton gjithashtu sesi shoku i tij iu dorëzua luftëtarëve Wagner, por u qëllua dy herë në stomak. Ushtari nuk e ka parë që atëherë.

Tableta “Samsung” siguron gjithashtu dëshmi të përfshirjes së mercenarëve në minierat dhe kapjen e zonave civile.

Tableta u la pas nga një luftëtar i panjohur Wagner, pasi luftëtarët e grupit u tërhoqën nga zonat në jug të Tripolit në pranverën e vitit 2020.

Përmbajtja e tij përfshin harta në rusisht të vijës së parë, duke dhënë konfirmimin e pranisë së rëndësishme të Wagner dhe një pasqyrë të operacioneve të grupit.

“Lista e blerjeve”

Një listë gjithëpërfshirëse e armëve dhe pajisjeve ushtarake përfshihet në një dokument prej 10 faqesh të datës 19 janar 2020, i është dhënë BBC-së nga një burim i inteligjencës libiane.

Dokumenti tregon se kush mund të financojë dhe mbështesë operacionin. Në të listohen materialet e nevojshme për “përfundimin e objektivave ushtarake”- përfshirë katër tanke, qindra pushkë kallashnikov dhe një sistem radari të teknologjisë më të fundit.

Një analist ushtarak për BBC-në tha se disa nga teknologjitë e armëve do të ishin të disponueshme vetëm nga ushtria ruse. Një ekspert tjetër, specialist në grupin Wagner, tha se lista tregonte përfshirjen e Dmitry Utkin.

Ai është një burrë i inteligjencës ushtarake ruse, i cili besohet se ka themeluar Wagner dhe i ka dhënë emrin e tij. BBC u përpoq të kontaktonte Dmitry Utkin, por nuk mori asnjë përgjigje.

Drejtori i Përgjithshëm dyshon për përfshirjen e Yevgeny Prigozhin, një biznesmen i pasur pranë presidentit Vladimir Putin.

Thesari amerikan sanksionoi Evro Polis në 2018, duke e quajtur atë një kompani ruse të kontraktuar për të “mbrojtur” fushat e naftës siriane që ishin “në pronësi ose të kontrolluara” nga Prigozhin.

Prigozhin i fuqishëm “kuzhinier i Putinit”

Hetimet nga gazetarët perëndimorë e kanë lidhur Prigozhin me Wagner. Ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me Evro Polis ose Wagner.

Një zëdhënës i tha BBC-së se Yevgeny Prigozhin nuk ka të bëjë me Evro Polis ose Wagner.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i tha BBC-së se po bën “çmos për të promovuar një armëpushim dhe një zgjidhje politike të krizës në Libi”.

Ministria shtoi se detajet rreth Wagner në Libi bazohen kryesisht në “të dhëna të manipuluara” dhe kishin për qëllim “diskreditimin e politikës së Rusisë” në Libi.

OJQ-të, akuzë kundër luftëtarëve rusë Wagner

Organizatat Jo qeveritare (OJQ) nga Franca, Siria dhe Rusia po kërkojnë drejtësi kundër kompanive ushtarake private mbi torturat e një të burgosuri sirian.

Ato njoftuan të hënën e 15 marsit se kishin ngritur një çështje të rëndësishme ligjore në Moskë kundër grupit mercenar rus Wagner.

Të tre OJQ-të thanë se e ngritën çështjen në emër të një anëtari të familjes së një viktime siriane të torturës.

Viktima ishte “torturuar, vrarë dhe kufoma e tij ishte gjymtuar nga gjashtë individë në 2017”, thanë OJQ-të në një deklaratë.

Ata akuzojnë Kremlinin zyrtar për përdorimin e luftëtarëve Wagner, për të shmangur përgjegjësinë mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera në Siri.

Çfarë është grupi Wagner?

Që nga viti 2014, grupet e të drejtave dhe raportet e mediave e kanë lidhur grupin ushtarak privat, me kryengritjen separatiste në Ukrainën Lindore dhe forcimin e konflikteve në Libi dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, grupi i ka pagat më të larta se të ardhurat mesatare në Rusi.

Sipas mediave, biznesmeni rus Yevgeny Prigozhin financon grupin ushtarak. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur më parë sanksione ndaj Prigozhin-it, për shkak të ndërhyrjes në konfliktin e Libisë dhe zgjedhjeve në SHBA.

Thuhet se 59-vjeçari ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai i ka mohuar gjithmonë lidhjet me grupin Wagner.

Grupet e të drejtave kanë kritikuar prej kohësh Rusinë për përfshirjen e saj në luftën siriane, duke akuzuar Kremlinin për shënjestër të civilëve.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore