Lajme

Vuçiç parashikon zhvillime në veri të Kosovës, u kërkon evropianëve t’i ndalojnë


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për B92 ka thënë se është e sigurt se institucionet e Kosovës po kërkojnë mënyra të reja për të ndërmarrë veprime në veri të Kosovës.

Për këtë u ka bërë thirrje evropianëve të cilët sipas tij kanë ndikim “t’u thonë të mos e bëjnë këtë”.

Vuçiç ka njoftuar se do të shkojë në Glasgow dhe se do të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe me zyrtarë të tjerë.

“Atje do të jenë nga Biden deri te Ursula von der Layen, dhe ne do ta shohim çfarë do bëhet kur t’i takoj ata”, tha Vuçiç.

Ai ka folur edhe për qasjen aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi Presidenti i SHBA-së Joe Biden, i pati ka dërguar letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në ditën kombëtare të Serbisë dhe mes tjerash ia kishte përmendur njohjen e Kosovës.

Por, për Vuçiçin, “detyrimi im është ta mbroj vendin tonë”.

“As Serbia nuk është e njëjtë nga vitet 1990, as balanca e fuqisë nuk është e njëjtë, as ne nuk sillemi në atë mënyrë që të nënvlerësojmë. Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është Amerika dhe çfarë fuqie ka ajo”, ka potencuar Vuçiç.

Ndryshe, më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikë kalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ndërkaq dhjetë ditë më vonë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor nisën vendosjen e letrave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa

Targat

Marrëveshja zhbllokoi situatën në Veri të krijuar pas bllokadës me barrikada nga ana e serbëve protestues kundër zbatimit të masës së reciprocitetit me Serbinë.

Marrëveshja e arritur në Bruksel më 30 shtator përmban tre pika.

Marrëveshja

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore